Konkurs për plotësimin e vendit te lirë të punës

Titulli i vendit të punës: Zyrtar i lartë për monitorim
Orari i punës: Orar i plotë i punës
Koeficienti: 8
Raporton tek: Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve
Lloji i pozitës: I karrierës
Kohëzgjatja: Akt Emërim
Periudha provuese: 3 muaj
Qëllimi i vendit të punës: Kryerja e detyrave profesionale për monitorimin e punës së Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
      Zhvillimi dhe zbatimi i kritereve dhe procedurave për monitorim
      Përzgjedhja e ekspertëve të jashtëm në fushat përkatëse për procesin e monitorimit pas akreditimit
      Koordimi i paneleve të eskpertëve me rastin e proceseve të monitorimit
      Të vlerësoj proceset e brendshme të sigurimit të cilësisë të IAAP dhe raportoj ato në format të shkruar
      Të propozojë, bashkërendojë dhe zbatojë planin e veprimit për informimin e opinionit, publikimin e materialeve dhe statistikave të nevojshme të AAK-së dhe IAAP
      Bashkëpunimi me të gjitha palët e interesit për zhvillimin dhe përditësimin e mekanizmave për monitorim
      Këshillimi, trajnimi dhe mbështjetja e paneleve monitoruese dhe e ofruesve të AAP rreth procesit të monitorimit
      Krahasime ndërkombtare të zhvillimeve të proceseve për monitorim pas akreditimit

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

      Të ketë diplomë universitare, 3 vite përvoje pune profesionale
      Shkathtësi të komunikimit efektiv me shkrim dhe me gojë në të dyja gjuhët, gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze; preferohet njohja e gjuhës serbe/ boshnjake
      Aftësi për të kuptuar shpejt informacionin e ndërlikuar dhe ta përcjell në mënyrë efektive dhe të qartë informacionin tek të tjerët
      Aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndër personale dhe ndër ekipore
      Shkathtësi të zgjidh probleme në situata praktike
      Edukim, Shkenca politike, Juridik, Sociologji

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve
Formularët për aplikim merren në zyrën administrative të AKK, adresa Rr. Agim Ramadani nr. 26 Prishtinë-Qendra e Studentëve ose në ueb-faqen e AKK -së.
Me rastin e aplikimit kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:
     • Diplomën e shkollimit
     • Nëse diploma është e fituar jashtë vendit të jetë e nostrifikuar
     • Dëshmi për përvojë pune
     • Pasqyra e trustit pensional
     • Certifikatë që nuk jeni nën hetime
     • Dokumentin e identifikimit

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dokumenteve të nevojshme mund të dorëzohen drejtpërdrejtë tek Zyrtarja administrative ose përmes postës.
Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga qytetarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç
specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikë së Kosovës.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Procedura e konkursit
Procedura e konkurrimit është e jashtme dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.
Për informata shtesë mund të kontaktoni në tel: 038- 212 595
Afati i aplikimit nga data 13. 09. 2019 deri më 27.09.2019.
Për më shumë klikoni: www.akkks.rks-gov.net