Konkurs për plotësimin e vendit të lirë të punës

Titulli i vendit të punës: Asistent Administrativ
Orari i punës: Orar i plotë i punës
Koeficienti: 6
Raporton tek: Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve
Lloji i pozitës: I karrierës
Kohëzgjatja: Akt Emërim
Periudha provuese: 3 muaj
Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i përkrahjes administrative-teknike dhe profesionale për Drejtorin e AKK.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
            • Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë përpilimin e protokolleve të takimeve të menaxhmentit dhe Bordit të AKK, evidentimin e postës zyrtare, telefonatat, konfirmimin e takimeve, mbajtjen e axhendës së takimeve, skanimin, faksimin, kopjimin dhe kompjuterizimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve, si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme

           • Mirëmban sistemin e skedimit/dosjeve të korrespondencës së përgjithshme dhe të veçantë që pranohet dhe dërgohet nga Zyra e Drejtorit Ekzekutiv, për krijimin e informatorit për rregulloret dhe  aktet e tjera të AKK, planet dhe programet e punës së AKK, listën e eksperteve dhe personelit administrativ;
           • Bënë pranimin e postës që i adresohet Drejtorit Ekzektiv dhe i’a dorëzon atë. Në përfundim, vepron sipas porosive për çdo rast konkret duke kthyer materialet për veprime të mëtejshme te departamentet dhe apo zyrtaret përkatës.
           • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për Drejtorin Ekzekutiv dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
           • Merr pjesë në seminare, trajnime dhe konferenca, lidhur me punët e institucionit.
           • Verifikimi, vulosja dhe protokollimi i Certifikatave nga institucionet e akredituara
           • Komunikimi me institucione dhe grupe të interesit
           • Mirëmban librin e Protokollit dhe procedon shkrsa në/nga institucione të ndryshme
           • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
          • Arsimim bachelor ne Administrate publike, juridik, sociologji/psikologji
          • Trajnime përkatëse dhe së paku 4 (katër) vjet përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative.
          • Njohje të shkëlqyeshme në të folur dhe të shkruar të gjuhës shqipe dhe/ose serbe (e obligueshme), njohja e gjuhes angleze e preferuar;
          • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike;
          • Njohuri të mira të funksioneve, rregullave dhe procedurave të punës së AKK;
          • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
          • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
          • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve
Formularët për aplikim merren në zyrën administrative të AKK, adresa Rr. Agim Ramadani nr. 26 Prishtinë-Qendra e Studentëve ose në ueb-faqen e AKK -së.
Me rastin e aplikimit kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:

        • Diplomën e shkollimit
        • Nëse diploma është e fituar jashtë vendit të jetë e nostrifikuar
        • Dëshmi për përvojë pune
        • Pasqyra e trustit pensional
        • Certifikatë që nuk jeni nën hetime
        • Dokumentin e identifikimit

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dokumenteve të nevojshme mund të dorëzohen drejtpërdrejtë tek Zyrtarja administrative ose përmes postës.
Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga qytetarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikë së Kosovës.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Procedura e konkursit
Procedura e konkurrimit është e jashtme dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.
Për informata shtesë mund të kontaktoni në tel: 038- 212 595
Afati i aplikimit nga data 13. 09. 2019 deri më 27.09.2019.
Për më shumë klikoni: www.akkks.rks-gov.net