Konkurs për plotësimin e vendit te lirë të punës

Titulli i vendit të punës: Zyrtar i lartë për monitorim

Orari i punës: Orar i plotë i punës

Koeficienti: 8

Raporton tek: Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve

Lloji i pozitës: Marrëveshje për shërbime të veçanta

Kohëzgjatja: 6 muaj

Qëllimi i vendit të punës: Kryerja e detyrave profesionale për monitorimin e punës së Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

       Harton planet e punës në pajtim me Drejtorin e AKK për zbatimin e detyrave të punës dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave në fushën e monitorimit.

       Planifikon dhe koordinon veprimet përkatëse për të siguruar informim të saktë lidhur me gjendjen e Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional pas akreditimit.

       Kontribuon në zhvillimin e instrumenteve të nevojshme profesionale për procesin monitorues.

       Ofron ndihmë për AKK lidhur me vlerësimin, informimin dhe editimin e materialeve për AKK dhe palët e interesit.

       Raporton në baza te rregullta periodike për të rezultatet dhe të gjeturat nga procesi monitorues.

       Bën publikimin e materialeve dhe të dhënave të nevojshme të AAK-së dhe IAAP -së.

       Planifikon dhe realizon vizita tek IAAP e akredituara me dhe pa paralajmërim siç është përcaktuar me ligj.

       Harton raporte te rregullta dhe periodike dhe udhëzues rreth procesit të monitorimit.

       Zhvillon aktivitete trajnuese rreth procedurave të monitorimit dhe sigurimit të cilësisë.

       Siguron dhe vlerëson që IAAP janë duke zbatuar kriteret dhe procedurat e kërkuar nga AKK me statusin e akreditimit.

       Rekomandon masa në bazë të konstatimeve dhe fakteve të verifikuara gjatë procesit të monitorimit.

       Kryen detyra tjera – në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse, të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe.

       Raporton tek Drejtori i AKK-së

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

      Njohuri lidhur me sistemin arsimor në Republikën e Kosovës, veçmas Arsimin dhe Aftësimin Profesional.

      Njohuri lidhur me funksionin dhe rolin e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve dhe procesin e monitorimit.

      Njohuri për legjislacionin e fushës arsimore, veçmas ligjin për Kualifikimet Kombëtare.

      Njohuri për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) dhe Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (KEK).

      Shkathtësi për komunikim, planifikim dhe punë ekipore;

      Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;

      Shkathtësi kompjuterike në aplikim të programeve (Word, Excel, Power Point, etj.);

      Trajnime në profesionale.

      Njohja e mire e gjuhës shqipe dhe/ose serbe, kurse njohja e gjuhës angleze është e përparësi.

      Diplomë universitare në shkencat shoqërore, së paku 3 vite përvojë pune.

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve

Formularët për aplikim merren në zyrën administrative të AKK, adresa Rr. Agim Ramadani nr.

26 Prishtinë-Qendra e Studentëve ose në ueb-faqen e AKK -së.

Me rastin e aplikimit kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:

     • Diplomën e shkollimit

     • Nëse diploma është e fituar jashtë vendit të jetë e nostrifikuar

     • Dëshmi për përvojë pune

     • Pasqyra e trustit pensional

     • Certifikatë që nuk jeni nën hetime

     • Dokumentin e identifikimit

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dokumenteve të nevojshme mund të dorëzohen drejtpërdrejtë tek Zyrtarja administrative ose përmes postës.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga qytetarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikë së Kosovës.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Procedura e konkursit

Procedura e konkurrimit është e jashtme dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në tel: 038- 212 595 Afati i aplikimit nga data 11. 09. 2019 deri më 17. 09. 2019.

Për më shumë klikoni: www.akkks.rks-gov.net