Konkurs për plotësimin e vendit te lirë të punës

Titulli i vendit të punës: Zyrtar i lartë për buxhet dhe financa

Orari i punës:                 Orar i plotë i punës

Koeficienti:                    8

Raporton tek:               Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve

Lloji i pozitës:              I karrierës

Kohëzgjatja:                Akt Emërim

Periudha provuese:     3 muaj

Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i mbështetjes profesionale përmes analizave, këshillave dhe ekspertizave me qëllim të përmbushjes së objektivave të përcaktuara te AKK.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

      Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të AKK dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të AKK


      Përgatit propozimet buxhetore dhe koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat e AKK

      Zbaton të gjitha rregullat, sistemet dhe procedurat e nevojshme financiare dhe të informacionit për të siguruar realizimin efektiv dhe efikas të objektivave

      Në bashkëveprim me Analistin buxhetor në MASHT dhe me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson propozimet buxhetore të njësisë buxhetore dhe bënë ekzaminimin e tyre në mënyrë kritike duke shqyrtuar përputhshmërinë me Qarkoret Buxhetore të hartuara në nivel qendror si dhe kontribuon në përgatitjen e buxhetit përfundimtar për njësinë buxhetore

     Planifikon dhe llogaritë kostot e procesit të validimit dhe akreditimit

     Kontrollon dhe raporton mbi realizimin e planit të rrjedhës të parasë, mbi gjendjen e zotimeve dhe shpenzimeve dhe siguron se janë bërë në pajtim me procedurat dhe standardet e parapara me  legjislacionin për buxhet dhe financa......10%
    Merr pjesë aktive në përpilimin e projekt-buxhetit vjetor dhe monitoron buxhetin dhe shpenzimet e Institucionit si dhe buxhetin nga donacionet

    Koordinon të gjitha aktivitetet në lidhje me akomodimin brenda ndërtesës dhe regjistrimin e inventarit

    Kryen edhe punë tjera profesionale në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi


Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

     Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e financave publike dhe buxhet,

     Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;

     Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;

     Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;

     Njohuri rreth procesit të validimit dhe akreditimit;

     Njohje shumë të mirë në të folur dhe të shkruar të gjuhës shqipe;

     Certifikata dhe trajnime ne fushën e buxhetit dhe financave

     Diploma universitare në Ekonomi/drejtimi financa;

     Të ketë minimum 3 (tre) vjet përvojë pune në menaxhimin e financave


Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve

Formularët për aplikim merren në zyrën administrative të AKK, adresa Rr. Agim Ramadani nr.

26 Prishtinë-Qendra e Studentëve ose në ueb-faqen e AKK -së.

Me rastin e aplikimit kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:

     • Diplomën e shkollimit

     • Nëse diploma është e fituar jashtë vendit të jetë e nostrifikuar

     • Dëshmi për përvojë pune

     • Pasqyra e trustit pensional

     • Certifikatë që nuk jeni nën hetime

     • Dokumentin e identifikimit

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dokumenteve të nevojshme mund të dorëzohen drejtpërdrejtë tek Zyrtarja administrative ose përmes postës.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga qytetarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikë së Kosovës.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Procedura e konkursit

Procedura e konkurrimit është e jashtme dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në tel: 038- 212 595 Afati i aplikimit nga data 11. 09. 2019 deri më 25.09.2019.

Për më shumë klikoni: www.akkks.rks-gov.net