Konkurs për plotësimin e vendit te lirë të punës

Titulli i vendit të punës: Zyrtar i lartë për teknologji informative dhe logjistikë
Orari i punës: Orar i plotë i punës
Koeficienti: 8
Raporton tek: Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve
Lloji i pozitës: I karrierës
Kohëzgjatja: Akt Emërim
Periudha provuese: 3 muaj
Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi dhe sigurimi i shërbimeve në sferën e TIK-ut dhe logjistikes, zgjidhja e problemeve lidhur me çështjet profesionale teknike dhe procedurale të administrimit të gjithmbarshëm të sistemeve të TIK-ut dhe logjistikes që dalin nga procesi i punës, komunikimi brenda dhe jashtë institucionit në të njëjtin nivel në lëmin e TIK-ut dhe logjitikes për interesat e AKK.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
      • Harton planet e punës nga sfera e IT-is dhe logjistikes, në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të AKK dhe jep rekomandime lidhur me realizimin  objektivave të AKK

      • Konfigurimi, administrimi, monitorimi dhe mirëmbajtja e të gjithë PC-ve e pajisjeve periferike, përfshirë Active Directory në MS, Serverët dhe në Microsoft Exchange; të gjitha protokollet e rrjetit,       përfshirë VPN, DNS dhe DHCP; MS ISA VPN dhe Cisco VPN; dhe MS ISA 2004 Proxy  
      • Rikonstrukton dhe azhurnon uebfaqen e AKK me përmbajtje dhe dokumente të nevojshme
      • Konfigurimi dhe instalimi i standardizuar i sistemeve operative ndihmëse të klientëve si dhe konfigurimi dhe instalimi i programeve shtesë sipas kërkesave të AKK
      • Organizimi dhe ofrimi i shërbimeve logjistike përmes depove përkatëse dhe shërbimeve të transportit
      • Mbështetja për mënjanimit të problemeve të harduerit dhe softuerit në përdorim nga shfrytëzuesit e të AKK-it sipas kërkesës
      • Ofrimi i ndihmës shfrytëzuesve për qasje në postën elektronike në PC dhe pajisjet smart, si dhe i mbështetjes së përdorimit të softuerëve standard si dhe mirëmbajtja e rrjetit dhe internetit të AKK-it
      • Mbwshtetje dhe mbikqyrje pwr dizajnimin e paisjeve, dokumenteve dhe materialve promovuese tw AKK si dhe kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të         kërkohen kohë pas kohe nga mbikqyërsi


Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
    • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën profesionale specifike të administrimit të sistemevetë TIK-ut dhe logjistikes, të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
    • Përvojë profesionale në mirëmbajtjen dhe servisimin e MS Windows 2000/2003/2007/2010, MS ISA 2004 serverëve, MS Exchange Server 2003 dhe konfigurimin e switch-ve dhe ruterëve Cisco, si dhe të konfigurimit të Ethernetit, TCP/IP, IP adresimit, kablloimit strukturor dhe VPN nëpërmjet MS ISA 2004 ose Cisco;
    • Njohuri shumë të mira të pajisjeve komunikuese;
    • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në fushën specifike të TIK-ut;
    • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
    • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
    • Shkathtësi të avancuara kompjuterike në përdorimin e sistemeve operative bazuar në Microsoft, sidomos në Windows 2000/2003/2007;
    • Shkathtësi të avancuara kompjuterike në përdorimin e aplikacione të programeve MS OFFICE 2003/2007/2010 dhe softuerëve të dizajnit grafik (Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe Indesign);
    • Diplomë universitare në Teknologji informative
    • Trajnime relevante profesionale në Teknologji të Informacionit dhe Komunikimeve,
    • Minimum 3 (tre) vjet përvojë pune profesionale.

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve

Formularët për aplikim merren në zyrën administrative të AKK, adresa Rr. Agim Ramadani nr. 26 Prishtinë-Qendra e Studentëve ose në ueb-faqen e AKK -së.
Me rastin e aplikimit kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:
     • Diplomën e shkollimit
     • Nëse diploma është e fituar jashtë vendit të jetë e nostrifikuar
     • Dëshmi për përvojë pune
     • Pasqyra e trustit pensional
     • Certifikatë që nuk jeni nën hetime
     • Dokumentin e identifikimit

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dokumenteve të nevojshme mund të dorëzohen drejtpërdrejtë tek Zyrtarja administrative ose përmes postës.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga qytetarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikë së Kosovës.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Procedura e konkursit

Procedura e konkurrimit është e jashtme dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në tel: 038- 212 595
Afati i aplikimit nga data 11. 09. 2019 deri më 25. 09. 2019.

Për më shumë klikoni: www.akkks.rks-gov.net