KONKURS

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve njofton se është hapur konkursi për aplikim të ekspertëve me marrëveshje për shërbimet e veçanta, për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për verifikimin e standardeve të profesionit si dhe në procesin e validimit të kualifikimeve dhe akreditimit të Instituconeve të Arsimit dhe Aftesimit Profesional për:


• Sektori Ekonomi
            Asistent Administrativ
            Menaxher i ndërmarrjeve mikro dhe të vogla
• Sektori i Shëndetësisë
           Infermier i përgjithshëm
           Teknik i farmacisë
           Asistent i stomatologjisë
• Sektori i ndërtimtarisë
           Murator
           Instalujes elektrik
           Instalues i ngrohjes qëndrore
           Instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit
           Metalpunues
           Automekanik

• Sektori Zjarrfikës
          Teknik i mbrojtjes nga zjarri
• Sektori Shërbime
          Rrobaqepës
          Modelues
• Gjuhë Angleze

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
        Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë;
        Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse;
        Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;
        Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;
        Të kenë njohuri të teknologjisë informative.


Detyrat dhe përgjegjësitë:
       Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,
       Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofruesve të AAP për akreditim të institucioneve,
       Realizojnë vizita në terren,
       Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,
       Kontribuojnë në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje me akreditimin e institucioneve,
       I raportojnë Drejtorit të AKK.


Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, ti paraqesin dokumentet si në vijim:
      CV në formatin europass;
      Diplomat dhe certifikatat;
      Referencat.


Dokumentet që nuk I plotësojnë kushtet dhe kriteret e lartëcekura nuk do të shqyrtohen. Aplikimi bëhet vetëm në formë elektronike tek donjeta.n.gashi@rks-gov.net.

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,
Rr. Agim Ramadani p.n, Qendra e Studentëve , Prishtinë.
Tel: 038- 212 595
Afati i aplikimit: Nga data 15.08.2019 do 23.08.2019.
Për më shumë klikoni: www.akkks.rks-gov.net