KONKURS TË BRENDSHËM (AVANCIM)

Në bazë të nenit 27 të Ligjit për Shërbyesit Civil nr.03/L-149 dhe Rregullores nr. 21/2012 për avansimin në karrierë të nëpunësve civil, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, fton të interesuarit e kualifikuar brenda MASHT-it, të konkurojnë për vendin e lirë të punës.

Titulli: Zyrtar i lartë për njohjen e mësimit paraprak

Departamenti:   Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve Koeficienti: 8
Kontrata:          E karrierës
Orari:               Plotë- 40 orë në javë
I raporton:        Drejtorit

Detyrat e punës:

1. Zhvillimi dhe zbatimi i sistemit për njohjen e mësimit paraprak.................20%
2. Zhvillimi dhe zbatimi i kritereve dhe proceseve për aprovimin e kualifikimeve të propozuara të përfshihen në KKK nëpërmjet procesit të NjMP....15%
3. Përzgjedhja e ekspertëve të jashtëm në fushat përkatëse për zbatimin e procesit të akreditimit të IAAP për të ofruar NjMP..................15%
4. Koordinimi i paneleve të ekspertëve me rastin e akreditimit të IAAP për të ofruar NjMP..........................................................15%
5. Këshillimi, trajnimi dhe mbështjeta e palëve relevante për NjMP......10%
6. Mirëmbajtja e bazës së të dhënave dhe evidencave të kualifikimeve në KKK dhe të certifikatave dhe diplomave të dhëna nëpërmjet NjMP................................................10%
7. Zhvillimi dhe mirëmbajtja e KKK, duke caktuar nivelet e kornizës, llojet dhe nivelet e certifikatave dhe diplomave që do përfshihen, me synim të lehtësimit të progresit dhe transferimit përmes mënyrave të ndryshme të mësimit dhe sigurimin e pajtueshmërisë me Kornizën Europiane të Kualifikimeve..........................................................10%
8. Bashkëpunimi me akterët relevant të AAP rreth NjMP................................................5%

Shkathtësitë e kërkuara: (Kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera që kërkohen për këtë vend të punës)

• Të ketë diplomë universitare, 3 vite përvojë pune profesionale;
• Shkathtësi të komunikimit efektiv me shkrim dhe me gojë në të dyja gjuhët, gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze; preferohet njohja e gjuhës serbe/ boshnjake;
• Aftësi për të kuptuar shpejt informacionin e ndërlikuar dhe ta përcjell në mënyrë efektive dhe të qartë informacionin tek të tjerët;
• Aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndër personale dhe ndër ekipore;
• Shkathtësi të zgjidh probleme në situata praktike;
• Shkathtësi shumë të mirë për të përdorur kompjuterin dhe aftësi nga fusha e IT;
• Përvojë të mjaftueshme për t’i përballuar detyrat e punës nën presion dhe përgjegjësitë që e ngarkojnë me këtë kontratë dhe aktet e tjera të AKK-së;
• Trajnime profesionale.

Shërbimi Civil i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.


Kandidatët e interesuar për pjesëmarrje në konkurs duhet të sjellin dëshmi për përvojën paraprake të punës dhe përgatitjen shkollore.
Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurim) mund ta tërheqin në zyret e Autoritetit Kombëtar të Kualfifikimeve, Adresa: Rr. “Agim Ramadani” nr. 26, Qendra e Studentëve në zyrën e administratës dhe t’i dorëzojnë aplikacionet e plotësuara.


Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 8 ditë nga dita e shpalljes së konkursit të brendshëm. Dita e fundit për dorëzim të aplikacioneve është 29.07.2019.

Kandidatët duhet të sjellin dokumentet e më poshtme me rastin e aplikimit:

• Kualifikimi shkollor
• Nëse diploma është e fituar jashtë vendit, të jetë e nostrifikuar
• Vërtetim mbi përvojën e punës dhe pasqyra nga trusti pensional
• Certifikata që nuk jeni nën hetime
• Dokumentin e identifikimit.