KONKURS

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve njofton se është hapur konkursi për aplikim të ekspertëve me marrëveshje për shërbimet e veçanta, për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për verifikimin e standardeve të profesionit si dhe në procesin e validimit të kualifikimeve dhe akreditimit të Instituconeve të Arsimit dhe Aftesimit Profesional për:

     Sektori i Forcave të Armatosura

           • Nëntoger në Forcat e Armatosura


Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

      Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë;
      Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse;
      Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;
      Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;
      Të kenë njohuri të teknologjisë informative.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

     Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,
     Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofruesve të AAP për akreditim të institucioneve,
     Realizojnë vizita në terren,
     Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,
     Kontribuojnë në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje me akreditimin e institucioneve,
     I raportojnë Drejtorit të AKK.

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, ti paraqesin dokumentet si në
vijim:

    CV në formatin europass;
    Diplomat dhe certifikatat;
    Referencat.

Dokumentet që nuk I plotësojnë kushtet dhe kriteret e lartëcekura nuk do të shqyrtohen.
Aplikimi bëhet vetëm në formë elektronike tek donjeta.nimani@rks-gov.net.

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,
Rr. Agim Ramadani p.n, Qendra e Studentëve , Prishtinë.
Tel: 038- 212 595
Afati i aplikimit: Nga data 23.05.2019 do 31.05.2019.
Për më shumë klikoni: www.akkks.rks-gov.net