KONKURS

Në bazë të nenit 12, paragrafi 4 i Ligjit për Shërbimin civil nr.03/L-149, bazuar në nevojën për funksionim dhe realizim të detyrave dhe obligimeve, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), shpall konkurs “Marrëveshje për shërbime të veçanta” për kandidatët e interesuar dhe të kualifikuar për vendin e punës:

Titulli: Asistent/e administrativ

Departamenti: Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve Koeficienti: 6
Kontrata: Jo i karrierës
Orari: i plotë (40 orë në javë)
I raporton: Drejtorit

Detyrat e punës:

• Përkujdesja për punët në zyrë
• Mirëmbajtja dhe përditësimi i agjendës së punës në zyrën e drejtorit;
• Puna me palë
• Mirëmbajtja dhe arkivimi i shkresave zyrtare
• Verifikimi, vulosja dhe protokollimi i Certifikatave nga institucionet e akredituara
• Komunikimi me institucione dhe grupe të interesit
• Mirëmban librin e Protokollit dhe procedon shkrsa në/nga institucione të ndryshme
• Mban shënime zyrtare sipas kërkesës në takime zyrtare
• Kryen edhe detyra sipas nevojës së AKK

Shkathtësitë e kërkuara: (Kualifikimet, përvojat dhe aftësitë tjera)

• Diplomë bachelor, 2 vite përvojë;
• Njohuri dhe përvojë në fushën e arsimit;
• Njohuri për institucionin dhe aktet ligjore mbi të cilat funksionon Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve;
• Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punëve;
• Bashkëpunim me stafin dhe palët e interesit;
• Shkathtësi vlerësimi dhe këshillimi për punët administrative;
• Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
• Njohje të punës me kompjuter (Word, Excel, PowerPoint, Access, Internet).

Shërbimi Civil i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Dokumentet e pakompletuara apo të dërguara pas afatit nuk do të shqyrtohen.

Aplikacioni për konkurrim(formulari) mund ta merret dhe dorëzohet në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, Adresa: Rr. “Agim Ramadani” nr. 26, Qendra e Studentëve (zyra e administratës).


Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 7 ditë nga dita e shpalljes së konkursit (26.03.2019).

Me rastin e aplikimit kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:

• Diplomën e shkollimit ( e vërtetuar te noteri)
• Nëse diploma është e fituar jashtë vendit të jetë e nostrifikuar
• Vërtetim mbi përvojën e punës dhe pasqyra nga trusti pensional
• Certifikatë që nuk jeni nën hetime
• Dokumentin e identifikimit