KONKURS

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve njofton se është hapur konkursi për aplikim të ekspertëve me marrëveshje për shërbimet e veçanta, për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për verifikimin e standardeve të profesionit si dhe në procesin e validimit të kualifikimeve dhe akreditimit të Instituconeve të Arsimit dhe Aftesimit Profesional për:

· Gjuhë Gjermane

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë;
  • Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse;
  • Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;
  • Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;
  • Të kenë njohuri të teknologjisë informative.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,
  • Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofruesve të AAP për akreditim të institucioneve,
  • Realizojnë vizita në terren,
  • Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,
  • Kontribuojnë në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje me akreditimin e institucioneve,
  • I raportojnë Drejtorit të AKK.

  

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, ti paraqesin dokumentet si në vijim:

  • CV në formatin europass;
  • Diplomat dhe certifikatat;
  • Referencat.

 

Dokumentet që nuk I plotësojnë kushtet dhe kriteret e lartëcekura nuk do të shqyrtohen. Aplikimi bëhet vetëm në formë elektronike tek donjeta.nimani@rks-gov.net.

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,
Rr. Agim Ramadani p.n, Qendra e Studentëve , Prishtinë. Tel: 038- 212 595

Afati i aplikimit: Nga data 08.02.2019 do 14.02.2019. Për më shumë klikoni: www.akkks.rks-gov.net