KONKURS

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve njofton se është hapur konkursi për aplikim të ekspertëve me marrëveshje për shërbimet e veçanta, për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për verifikimin e standardeve të profesionit si dhe në procesin e validimit të kualifikimeve dhe akreditimit të Instituconeve të Arsimit dhe Aftesimit Profesional nga: 

Sektori: Profesionistët e mësimdhenies

• Instruktor në vendin e punës 
• Instruktor/ Mësimdhënës për të rritur, 
• Trajner në kompani 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte: 
 Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë; 
 Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse; 
 Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme; 
 Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve; 
 Të kenë njohuri të teknologjisë informative. 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 
 Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK, 
 Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofruesve të AAP për akreditim të institucioneve, 
 Realizojnë vizita në terren,  Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre, 
 Kontribuojnë në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje me akreditimin e institucioneve, 
 I raportojnë Drejtorit të AKK. 

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, ti paraqesin dokumentet si në vijim: 
 CV në formatin europass; 
 Diplomat dhe certifikatat; 
 Referencat. 

Dokumentet që nuk I plotësojnë kushtet dhe kriteret e lartëcekura nuk do të shqyrtohen. Aplikimi bëhet vetëm në formë elektronike tek donjeta.nimani@rks-gov.net

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, 
Rr. Agim Ramadani nr.26, Qendra e Studentëve , Prishtinë. 
Tel: 038- 212 595 
Afati i aplikimit: Nga data 03.10.2018 deri më 10.10.2018. 
Për më shumë klikoni: www.akkks.rks-gov.net