Konkurs për ekspertë

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve njofton se është hapur konkursi për aplikim të ekspertëve me marrëveshje për shërbimet e veçanta,  për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për verifikimin e standardeve profesionale të aprovuara nga Këshilli për Arsim dhe Aftësim Profesional për këto profile:

Nga sektori i ekonomisë

  1. Nënpunës i shërbimeve bankare;
  2. Nënpunës i eksportit dhe importit;
  3. Nënpunës finaciar;
  4. Nënpunës i burimeve njerëzore;
  5. Nënpunës industrial;
  6. Ndihmës i marketingut;
  7. Nënpunës për administrim zyre dhe menaxhim

Nga sektori i turizmit

  1. Menaxhimi dhe planifikimi i ngjarjeve;
  2. Nënpunës në menaxhim turistik;
  3. Planifikim udhëtimi dhe shërbime informative turistike;

 

Nga sektori i tregëtisë

  1. Shitës me pakicë;
  2. Shitës me shumicë;
  3. Shitja dhe shërbimi i klientit

Nga sektori i makinerisë

  1. Automekanik

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

-Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë;

-Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite  në  fushën përkatëse;

-Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;

- Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;

-Të kenë njohuri të teknologjisë informative.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

- Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,

- Shqyrtojnë standardet profesionale dhe krahasojnë me Udhëzuesin për zhvillimin dhe  

  verifikimin e standardeve profesionale dhe dokumentet tjera të AKK;

- Realizojnë vizita në terren,

- Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,

- Kontribuojnë  në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në  

  lidhje me verifikimin e standardeve

- I raportojnë Drejtorit të AKK.

 

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, se CV-të dhe referencat, mund   t’i paraqesin në adresën:

 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,

Rr. Agim Ramadani p. n, Qendra e Studentëve , Prishtinë.

 

Ose Email: donjeta.nimani@rks-gov.net


Tel: 038- 212 595

Afati i aplikimit: Nga data 20.11.2012 deri më 27.11.2012.


Për me shumë klikoni: www.akk-ks.net