Ftesë për akreditim

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve fton të gjitha institucionet/ofruesit që të aplikojnë në procesin e akreditimit të institucioneve të cilat ofrojnë:

- Kurse të Gjuhës Angleze

Me këtë rast ftohen institucionet/ofruesit që të aplikojnë në këtë proces, brenda këtij afati kohor: 06.11.2012 deri me 11.12.2012.

Me rastin e aplikimit, institucionet duhet të dorëzojnë në zyrën e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve këto dokumente:

1. Formularët e plotësuar për akreditim të institucionit/ofruesit;

2. Raportin e vetëvlerësimit;

3. Fletëpagesën e aplikimit; dhe

4. Dokumentet tjera shtesë të cilat kërkohen të bashkëngjiten sipas formularëve.

Për çdo informacion më të hollësishëm drejtohuni në zyret e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve çdo dite prej orës: 10:00-14:00 ose klikoni ne adresën elektronike: www.akk-ks.net.