Konkurs

 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve njofton se është hapur konkursi për aplikim të ekspertëve me marrëveshje për shërbimet e veçanta,  për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kurse dhe kualifikime në:

Sektorin e Blegtorisë

  1.   Teknik i Blegtorisë

Sektori e Informatikës

  1.      TIK
  2.       Administrues i rrjetave
  3.      Zhvillues i web aplikacioneve

Sektori e Ekonomisë

  1.      Teknik i Kontabilitetit
  2.     Kontabilist i certifikuar
  3.      Auditor i certifikuar

Sektori e Shërbimeve

  1.     Pedikyrist/e
  2.     Parukier/e
  3.     Grimer/e

Sektori i Sigurisë Publike

  1.       Polic i Ri
  2.       Inspektori i inspektoratit policorë
  3.       Zyrtar Sprovues
  4.       Zyrtar Korrektues
  5.       Zyrtar Doganorë
  6.       Zjarrfikës

Sektori për Edukim, Sport dhe Rekreacion

  1.       Trajner për armë të zjarrit

Sektori i Administratës Publike e Nivelit Qendror dhe Lokal

  1.       Profesionist/Specialist të administrimit të politikave

Sektori Komunikacion

  1.       Instruktor i shoferëve

Sektori: Gjuhe të huaja

  1. Gjuhë Angleze
  2. Gjuhë Frenge

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

-Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë;

-Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite  në  fushën përkatëse;

-Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;

- Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;

-Të kenë njohuri të teknologjisë informative.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,

- Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofrueseve të AAP  për akreditim të   

  institucioneve,

- Realizojnë vizita në terren,

- Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,

- Kontribuojnë  në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në 

  lidhje me akreditimin e institucioneve,

- I raportojnë Drejtorit të AKK.

 

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, se CV-të dhe referencat, mund   t’i paraqesin në adresën:

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,

Rr. Agim Ramadani p. n, Qendra e Studentëve , Prishtinë.

Ose Email: donjeta.nimani@rks-gov.net

Tel: 038- 212 595

Afati i aplikimit: Nga data 27.12.2017 deri më 16.01.2018