Konkurs për ekspertë
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve njofton se është hapur konkursi për aplikim të ekspertëve me marrëveshje për shërbimet e veçanta, për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kurse në:
- Gjuhë angleze
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
-Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë;
-Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse;
-Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;
- Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;
-Të kenë njohuri të teknologjisë informative.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,
- Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofrueseve të AAP për akreditim të
institucioneve,
- Realizojnë vizita në terren,
- Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,
- Kontribuojnë në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në
lidhje me akreditimin e institucioneve,
- I raportojnë Drejtorit të AKK.
Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, se CV-të dhe referencat, mund t’i paraqesin në adresën:
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,
Rr. Agim Ramadani p. n, Qendra e Studentëve , Prishtinë.
Ose Email: donjeta.nimani@rks-gov.net
Tel: 038- 212 595
Afati i aplikimit: Nga data 06.11.2012 deri më 11.12.2012.
Për me shumë klikoni: www.akk-ks.net