Kokurs

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve njofton se është hapur konkursi për aplikim të ekspertëve me marrëveshje për shërbimet e veçanta,  për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për validimin e kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime nga:

Sektori i Esktetikës

  1.       Parukier/e
  2.       Pedikyrist/e.

 

Sektori i ekonomisë

  1.       Teknik i kontabilitetit;
  2.       Kontabilist i certifikuar;
  3.       Auditor i certifikuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

-Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë;

-Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite  në  fushën përkatëse;

-Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;

- Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;

-Të kenë njohuri të teknologjisë informative.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

- Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,

- Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofrueseve të AAP  për akreditim të    

  institucioneve,

- Realizojnë vizita në terren,

- Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,

- Kontribuojnë  në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në  

  lidhje me akreditimin e institucioneve,

- I raportojnë Drejtorit të AKK.

 

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, se CV-të dhe referencat, mund   t’i paraqesin në adresën:

 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,

Rr. Agim Ramadani p. n, Qendra e Studentëve , Prishtinë.

 

Ose Email: donjeta.nimani@rks-gov.net


Tel: 038- 212 595

Afati i aplikimit: Nga data 15.12.2015 deri më 29.12.2015.


Për me shumë klikoni: www.akk-ks.net