Ftesë

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve fton të gjitha institucionet/ofruesit që të aplikojnë në procesin për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime profesionale.  

Në këtë fazë mund të aplikojnë vetëm institucionet/ofruesit të cilat ofrojnë,  vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime për këto standarde të profesionit:

Nga sektori i estetikës

  1.       Parukier/e
  2.       Pedikyrist/e.

 

Me këtë rast  ftohen institucionet/ofruesit që të aplikojnë në këtë proces, brenda këtij afati kohor:15/12/2015 deri 29/12/2015.

Me rastin e aplikimit, institucionet duhet të dorëzojnë në zyrën  e Autoritetit  Kombëtar të Kualifikimeve këto dokumente:

  1. Formularët e plotësuar për validim të kualifikimit.
  2. Formularët e plotësuar për akreditim të institucionit/ofruesit.
  3. Raportin e vetëvlerësimit.
  4. Fletëpagesën e aplikimit, dhe
  5. Dokumentet tjera shtesë të cilat kërkohen të bashkëngjiten sipas formularëve.

Për çdo informacion më të hollësishëm drejtohuni në zyrat e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve çdo dite prej orës: 10:00-14:00 ose klikoni ne adresën elektronike:
www.akk-ks.net