Kokurs

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve njofton se është hapur konkursi për aplikim të ekspertëve me marrëveshje për shërbimet e veçanta,  për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për verifikimin e standardeve profesionale të aprovuara nga Këshilli për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe të Rritur për këto profile:

  1. Parukier/Parukiere;
  2. Pedikyrist/Pedikyriste;
  3. Kontrolluesi/kontrolluesja teknik/e e automjeteve;
  4. Ekzaminer/ekzaminere e mjeteve motorike.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

- Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë;

- Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite  në  fushën përkatëse;

- Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;

- Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;

- Të kenë njohuri të teknologjisë informative.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

- Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,

- Shqyrtojnë standardet profesionale dhe krahasojnë me Udhëzuesin për zhvillimin dhe  

  verifikimin e standardeve profesionale dhe dokumentet tjera të AKK;

- Realizojnë vizita në terren,

- Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,

- Kontribuojnë  në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në  

  lidhje me verifikimin e standardeve

- I raportojnë Drejtorit të AKK.

 

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, se CV-të dhe referencat, mund   t’i paraqesin në adresën:

 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,

Rr. Agim Ramadani p. n, Qendra e Studentëve , Prishtinë.

 

Ose Email: donjeta.nimani@rks-gov.net


Tel: 038- 212 595

Afati i aplikimit: Nga data 15.10.2015 deri më 29.10.2015.


Për me shumë klikoni: www.akk-ks.net