Kokurs

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve njofton se është hapur konkursi për aplikim të ekspertëve me marrëveshje për shërbimet e veçanta, për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kurse dhe kualifikime në:

  • Gjuhë angleze
  • Teknologji Informative dhe e Komunikimit

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë kualifikim përkatës të arsimit të lartë;
  • Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse;
  • Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;
  • Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;
  • Të kenë njohuri të teknologjisë informative. Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,
  • Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofrueseve të AAP për akreditim të institucioneve,
  • Realizojnë vizita në terren,
  • Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,
  • Kontribuojnë në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje me akreditimin e institucioneve,
  • I raportojnë Drejtorit të AKK. Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, se CV-të dhe referencat, mund t’i paraqesin në adresën: Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, Rr. Agim Ramadani p. n, Qendra e Studentëve , Prishtinë. Ose Email: donjeta.nimani@rks-gov.net Tel: 038- 212 595 Afati i aplikimit: Nga data 15.07.2015 deri më 29.07.2015.

Për me shumë klikoni: www.akk-ks.net