Njoftim

Njoftojmë të gjithë institucionet/ofruesit e kursve të gjuhës angleze së afati për dorëzimin e aplikacioneve dhe dokumenteve shtesë shtyhet deri më 31.12.2012.

 Me rastin e aplikimit, institucionet duhet të dorëzojnë në zyrën e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve këto dokumente:

 1. Formularët e plotësuar për akreditim të institucionit/ofruesit;

 2. Raportin e vetëvlerësimit;

 3. Fletëpagesën e aplikimit; dhe

 4. Dokumentet tjera shtesë të cilat kërkohen të bashkëngjiten sipas formularëve.

 Për çdo informacion më të hollësishëm drejtohuni në zyret e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve çdo dite prej orës: 10:00-14:00 ose klikoni ne adresën elektronike: www.akk-ks.net.