Ftesë për akreditim

Ftesë

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve fton të gjitha institucionet/ofruesit që të aplikojnë në procesin për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime profesionale.

Në këtë fazë mund të aplikojnë vetëm institucionet/ofruesit të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime për këto standarde të profesionit:

Nga Sektori i Ekonomisë 1. Nëpunës/Nëpunëse e bankës, me kodin e klasifikimit 4122.03;

2. Referent/Referente për eksport dhe import, me kodin e klasifikimit 3422.02;

3. Referent/Referente (nëpunës/e) e kuadrove, me kodin e klasifikimit 3423.01;

4. Nëpunës/Nëpunëse në statistikë, financa dhe të ngjashme, me kodin e klasifikimit

4122.

Nga sektori i Turizmit

1. Agjentë/Agjente turistike dhe e informimit për udhëtime, me kodin e

klasifikimit 4221.01;

Nga sektori i makinerisë

1. Automekanik/Automekanike, me kodin e klasifikimit 7231.02;

Nga sektori i emergjencave

1. Zjarrfikës, me kodin e klasifikimit 5161.

Me këtë rast ftohen institucionet/ofruesit që të aplikojnë në këtë proces, brenda këtij afati kohor: 27.05.2013 deri me 14.06.2013.

Me rastin e aplikimit, institucionet duhet të dorëzojnë në zyrën e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve këto dokumente:

1. Formularët e plotësuar për validim të kualifikimit.

2. Formularët e plotësuar për akreditim të institucionit/ofruesit.

3. Raportin e vetëvlerësimit.

4. Fletëpagesën e aplikimit, dhe

5. Dokumentet tjera shtesë të cilat kërkohen të bashkëngjiten sipas formularëve.

Për çdo informacion më të hollësishëm drejtohuni në zyrat e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve çdo dite prej orës: 10:00-14:00 ose klikoni ne adresën elektronike: akk-ks.net