Konkurs për ekspertë

Konkurs

Për pranimin e ekspertëve me marrëveshje mbi shërbimet e veçanta me ditë të caktuara, për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime për këto standarde të profesionit:

Nga Sektori i Ekonomisë 1. Nëpunës/Nëpunëse e bankës, me kodin e klasifikimit 4122.03;

2. Referent/Referente për eksport dhe import, me kodin e klasifikimit 3422.02;

3. Referent/Referente (nëpunës/e) e kuadrove, me kodin e klasifikimit 3423.01;

4. Nëpunës/Nëpunëse në statistikë, financa dhe të ngjashme, me kodin e klasifikimit 4122.

Nga sektori i Turizmit

1. Agjentë/Agjente turistike dhe e informimit për udhëtime, me kodin e klasifikimit 4221.01;

Nga sektori i makinerisë

1. Automekanik/Automekanike, me kodin e klasifikimit 7231.02;

Nga sektori i emergjencave

1. Zjarrfikës, me kodin e klasifikimit 5161.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

-Të kenë kualifikim përkatës, Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse,

- Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme,

- Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve,

-Të kenë njohuri për zhvillimet e kualifikimeve profesionale dhe të tregut të punës,

-Të kenë njohuri të teknologjisë informative,

- E dëshirueshme të kenë njohuri të gjuhës angleze.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,

- Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofrueseve të AAP për validim të kualifikimeve dhe

akreditim të institucioneve,

- Realizojnë vizita në terren,

- Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,

- Kontribuojnë në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje

me validimin e kualifikimit dhe akreditimin e institucioneve,

- I raportojnë Drejtorit të AKK.

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, se CV dhe referencat, mund t’i paraqesin në adresën:

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,

Rr. Agim Ramadani p. n. Qendra e Studentëve, Prishtinë.

Email: donjeta.nimani@rks-gov.net

Tel: 038-212-595

Afati i aplikimit: Nga data 27.05.2013 deri më 14.06.2013.