Ftesë

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve fton të gjitha institucionet/ofruesit që të aplikojnë në procesin për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime profesionale.  
Në këtë fazë mund të aplikojnë vetëm institucionet/ofruesit të cilat ofrojnë,  vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime për këto standarde të profesionit:

1.    Sektori Administrim Biznesi
     •    Asistent Administrativ

2.    Sektori Makineri
     •    Metalpunues
     •    Automekanik/e

3.    Sektori Teknologji Ushqimore
     •    Furrëtar
     •    Mishtar
     •    Qumështar

4.    Sektori Ndërtimtari
     •    Instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit
     •    Instalues i ngrohjes qendrore
     •    Instalues elektrik

5.    Sektori Bujqësi
     •    Teknik Agrobiznesi
     •    Shitës
     •    Furnitor


6.    Sektori Ekonomi
          •    Nëpunës/Nëpunëse e bankës
          •    Referent/Referente për eksport dhe importi
          •    Nepunes ne statistike, financa dhe te ngjajshme
          •    Referent/Referente (nëpunës/e) e kuadrove
          •    Agjentë/Agjente turistike dhe e informimit për udhëtime
          •    Menaxher i nderrmarrjeve mikro dhe te vogla (Themelues i biznesit).

7.     Sektori  Veterinari
        •     Teknik i veterinarisë

8.    Sektori Blegtori
        •    Teknik i blegtorisë

9.    Sektori Shëndetësi
        •    Teknik i optikës
        •    Teknik i ortoprotetikës
        •    Teknik dentar
        •    Audiometristë
        •    Asistent i ortopedisë

10.    Sektori Siguri Publike
       •    Oficer Doganor
       •    Zjarrëfikës
       •    Zyrtar Korrektues
       •    Zyrtar Policor
       •    Zyrtar Sprovues

11.    Sektori i Gjuhëve
       •    Gjuhë Angleze
       •    Gjuhë Gjermane

(Për institucionet që aplikojnë për gjuhë angleze dhe gjermane duhet të dorëzohen të gjitha dokumentet  me përjashtim të Formularit për validim të kualifikimit)

Me këtë rast  ftohen institucionet/ofruesit që të aplikojnë në këtë proces, brenda këtij afati kohor: 15/12/2014 deri 26/01/2015.
Me rastin e aplikimit, institucionet duhet të dorëzojnë në zyrën  e Autoritetit  Kombëtar të Kualifikimeve këto dokumente:
1. Formularët e plotësuar për validim të kualifikimit.
2. Formularët e plotësuar për akreditim të institucionit/ofruesit.
3. Raportin e vetëvlerësimit.
4. Fletëpagesën e aplikimit, dhe
5. Dokumentet tjera shtesë të cilat kërkohen të bashkëngjiten sipas formularëve.
Për çdo informacion më të hollësishëm drejtohuni në zyret e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve çdo dite prej orës: 10:00-14:00 ose  në adresën elektronike: donjeta.nimani@rks-gov.net