KOMUNIKATË PÊR MEDIA

                                         

 

Përfundon procesi i akreditimit të kurseve private të gjuhës angleze

 

Këshilli Britanik dhe Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve të premten me 2 Gusht, në orën 12:30 në zyret e AKK’së do të mbajnë konference për media për të diskutuar për procesin e akreditimit të kurseve private të gjuhës angleze.

 

Në këtë konferencë për media do të diskutohet ndër të tjera:

 

  • Roli dhe rëndësia e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve në këtë proces
  • Rëndësia e të pasurit standarde dhe cilësi të mësimit
  • Se si procesi i akreditimit është në përputhje me Standardet Evropiane dhe është i bazuar në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve
  • Si ky proces i ndihmon Kosovës në zhvillimin e aftësive dhe mundësive të punësimit, jo vetëm për Kosovë por edhe për mobilitetin e fuqisë punëtore në të ardhmen evropiane
  • Roli i Britanisë së Madhe si një nga vendet kyçe dhe udhëheqëse që përmes Këshillit Britanik siguron cilësi të lartë në testimin e gjuhës angleze si dhe në vlerësimin e saj

 

Konferencën për shtyp do ta mbajnë:z.Ragip Gjoshi, Kryetar i Këshillit drejtues të AKK,  z. Teuta Danuza, Drejtoreshë e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, z. Ian Cliff, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar dhe z. Arjeta Emra, Drejtoreshë e Këshillit Britanik.

 

Adresa:

Qendra e Studentëve

Rr. "Agim Ramadani"

10000 Prishtinë

Kosovë