Konkurs

Për pranimin e ekspertëve me kontratë mbi vepër (kontratë pune),  për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime në raport me sektorët profesional:

Nga sektori i sigurisë publike:

1.    Zyrtar policor i ri;
2.    Zyrtar korrektues;
3.    Oficer doganor;
4.    Zjarrfikës.


Gjithashtu në këtë fazë mund të aplikojnë institucionet/ofruesit të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë:

Nga sektori i gjuhëve:

1. Kurset e gjuhës angleze;
2. Kurset e gjuhës gjermane.


Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

-Të kenë kualifikim përkatës, Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse,
- Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme,
- Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve,
-Të kenë njohuri për zhvillimet e kualifikimeve profesionale dhe të tregut të punës,
-Të kenë njohuri të teknologjisë informative,
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze përkatësisht gjuhës gjermane.
 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,
- Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofrueseve të AAP për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve,
- Realizojnë vizita në terren,
- Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,
- Kontribuojnë në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje me validimin e kualifikimit dhe akreditimin e institucioneve,
- I raportojnë Drejtorit të AKK.

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, se CV dhe referencat, mund t’i paraqesin në adresën:
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,
Rr. Agim Ramadani p. n. Qendra e Studentëve, Prishtinë.
Email: donjeta.nimani@rks-gov.net