Ftesë
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve fton të gjitha institucionet/ofruesit që të aplikojnë në procesin për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime profesionale.
Në këtë fazë mund të aplikojnë vetëm institucionet/ofruesit të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime për këto standarde të profesionit:
Nga sektori Administrim Biznesi
1. Asistent Administrativ
Nga sektori Ndërtimtari
1. Instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit
2. Instalues i ngrohjes qendrore dhe
3. Instalues elektrik
Nga sektori i Makinerisë
1. Metalpunues
2. Automekanik/Automekanike, me kodin e klasifikimit 7231.02;
Nga sektori Teknologji ushqimore
1. Furrtari;
2. Qumështar
3. Mishtar
Nga sektori Bujqësi
1. Furnitor;
2. Teknik i Agrobiznesit;
3. Shitës;
Nga Sektori Ekonomi
1. Nëpunës/Nëpunëse e bankës, me kodin e klasifikimit 4122.03;
2. Referent/Referente për eksport dhe import, me kodin e klasifikimit 3422.02;
3. Referent/Referente (nëpunës/e) e kuadrove, me kodin e klasifikimit 3423.01;
Nga sektori Turizëm
1. Agjentë/Agjente turistike dhe e informimit për udhëtime, me kodin e
klasifikimit 4221.01;
Nga sektori Emergjenca
1. Zjarrfikës, me kodin e klasifikimit 5161.
Me këtë rast ftohen institucionet/ofruesit që të aplikojnë në këtë proces, brenda këtij afati kohor: 24/10/2013 deri 13/11/2013.
Me rastin e aplikimit, institucionet duhet të dorëzojnë në zyrën e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve këto dokumente:
1. Formularët e plotësuar për validim të kualifikimit.
2. Formularët e plotësuar për akreditim të institucionit/ofruesit.
3. Raportin e vetëvlerësimit.
4. Fletëpagesën e aplikimit, dhe
5. Dokumentet tjera shtesë të cilat kërkohen të bashkëngjiten sipas formularëve.
Për çdo informacion më të hollësishëm drejtohuni në zyrat e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve çdo dite prej orës: 10:00-14:00 ose klikoni ne adresën elektronike:
www.akk-ks.net