Konkurs për ekspertë

 

Për pranimin e ekspertëve me marrëveshje mbi shërbimet e veçanta me ditë të caktuara, për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime për këto standarde të profesionit:

Nga Sektori i Shkencave Sociale

1. Lidershipi dhe puna me të rinjtë në komunitet

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

- Të kenë kualifikim përkatës,

- Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në fushën përkatëse,

- Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme,

- Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve,

- Të kenë njohuri për zhvillimet e kualifikimeve profesionale dhe të tregut të punës,

- Të kenë njohuri të teknologjisë informative,

- E dëshirueshme të kenë njohuri të gjuhës angleze.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,

- Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofrueseve të AAP për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve,

- Realizojnë vizita në terren,

- Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,

- Kontribuojnë në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje me validimin e kualifikimit dhe akreditimin e institucioneve,

- I raportojnë Drejtorit të AKK. 

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, se CV dhe referencat, mund t’i paraqesin në adresën:

 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,

Rr. Agim Ramadani p. n. Qendra e Studentëve, Prishtinë.

Email: donjeta.nimani@rks-gov.net

Tel: 038-212-595

Afati i aplikimit: Nga data 20.12.2013 deri më 14.01.2014.