Ftesë

 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve fton të gjitha institucionet/ofruesit që të aplikojnë në procesin për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime profesionale.

Në këtë fazë mund të aplikojnë vetëm institucionet/ofruesit të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime për këto standarde të profesionit:

Nga sektori Veterinarisë

1. Teknik i veterinarisë

 

Nga sektori i blegtorisë

1. Teknik i blegtorisë

 

Nga sektori i Shëndetësisë

1. Audiometrist

2. Teknik i ortoprotetikës

3. Asistent i kujdesit social- shëndetësor

4. Asistent i ortopedisë

5. Teknik i optikës

6. Teknik dentar

 

Me këtë rast ftohen institucionet/ofruesit që të aplikojnë në këtë proces, brenda këtij afati kohor: 07/02/2014 deri 28/02/2014.

Me rastin e aplikimit, institucionet duhet të dorëzojnë në zyrën e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve këto dokumente:

1. Formularët e plotësuar për validim të kualifikimit.

2. Formularët e plotësuar për akreditim të institucionit/ofruesit.

3. Raportin e vetëvlerësimit.

4. Fletëpagesën e aplikimit, dhe

5. Dokumentet tjera shtesë të cilat kërkohen të bashkëngjiten sipas formularëve.

Për çdo informacion më të hollësishëm drejtohuni në zyrat e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve çdo dite prej orës: 10:00-14:00 ose klikoni ne adresën elektronike:

www.akk-ks.net