Konkurs për ekspertë

Për pranimin e ekspertëve me marrëveshje mbi shërbimet e veçanta me ditë të caktuara, për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime për këto standarde të profesionit:

Nga sektori Veterinarisë

1. Teknik i veterinarisë

 Nga sektori i blegtorisë

1. Teknik i blegtorisë

 Nga sektori i Shëndetësisë

1. Audiometrist

2. Teknik i ortoprotetikës

3. Asistent i kujdesit social- shëndetësor

4. Asistent i ortopedisë

5. Teknik i optikës

6. Teknik dentar

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte: 

-Të kenë kualifikim përkatës, Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite në

fushën përkatëse,

- Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme,

- Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve,

-Të kenë njohuri për zhvillimet e kualifikimeve profesionale dhe të tregut të punës,

-Të kenë njohuri të teknologjisë informative,

- E dëshirueshme të kenë njohuri të gjuhës angleze.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

- Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK,

- Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofrueseve të AAP për validim të kualifikimeve dhe

akreditim të institucioneve,

- Realizojnë vizita në terren,

- Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,

- Kontribuojnë në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje

me validimin e kualifikimit dhe akreditimin e institucioneve,

- I raportojnë Drejtorit të AKK.

 Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, se CV dhe referencat, mund t’i paraqesin në adresën:

 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,

Rr. Agim Ramadani p. n. Qendra e Studentëve, Prishtinë.

Email: donjeta.nimani@rks-gov.net

Tel: 038-212-595

Afati i aplikimit: Nga data 07.02.2014 deri më 28.02.2014