Konkurs


Për pranimin e ekspertëve me marrëveshje mbi shërbimet e veçanta me ditë të caktuara, për t’u bashkuar me panelet e ekspertëve që ndërmarrin veprimtari për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime për këto standarde të profesionit:

Nga sektori i Administrim Biznesit, për profilin:
1.    Asistent Administrativ

Nga sektori i makinerisë, për profilin:  
1.    Metalpunues/Saldues

Nga sektori i ndërtimtarisë, për profilet:
1.    Instalues elektrik
2.    Instalues i ngrohjes qendrore
3.    Instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

-Të kenë kualifikim përkatës, Të jenë të kualifikuar dhe të kenë përvojë profesionale së paku 10 vite  në  
  fushën përkatëse,
- Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme,
- Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve,
-Të kenë njohuri për zhvillimet e kualifikimeve profesionale dhe të tregut të punës,
-Të kenë njohuri të teknologjisë informative,
- E dëshirueshme të kenë njohuri të gjuhës angleze.




Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Angazhimi i eksperteve do të bëhet për ditë të caktuara pune,
- Shqyrtojnë aplikacionet dhe gjithë dokumentacion e ofrueseve të AAP për validim të kualifikimeve dhe
  akreditim të institucioneve,
- Realizojnë vizita në terren,
- Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,
- Kontribuojnë  në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet në lidhje
  me validimin e kualifikimit dhe akreditimin e institucioneve,
- I raportojnë Drejtorit të AKK,
- Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë konfidenciale me AKK.

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet, se CV dhe referencat, mund t’i paraqesin në adresën:

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,
Rr. Agim Ramadani p. n. Qendra e Studentëve, Prishtinë.

Email: donjeta.nimani@rks-gov.net

Tel: 038-212-595
Afati i aplikimit: Nga data 18.06.2014 deri më 08.07.2014.