Punëtori: Vendosja e Standardeve të Gjuhës Angleze si gjuhë e huaj në arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë

Data: 08 Shtator 2010, Vendi: HOTEL AFA, Prishtinë

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimin dhe akterët vendorë në Kosovë lansuan një projekt ambicioz konkretisht për vendosjen e standardeve në mësimin e gjuhëve të huaja në të gjitha nivelet në sektorin privat dhe shtetëror. Njëri ndër qëllimet kryesore të AKK-së është që të siguroj se standardet dhe vlersimi i mësimit të gjuhëve të huaja të jenë të lidhura ngusht me Kornizen e Përbashkët Evropiane të Referencës (Common European Framework of Reference).

Ngjarja një ditore “Vendosja e Standardeve të Gjuhës Angleze si gjuhë e huaj në arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë” është organizuar nga AKK, MASHT dhe Këshilli Britanik në Kosovë më datë 08.10.2010. Hapja e kësaj ngjarje u bë nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Z. Enver Hoxhaj.

Ambasadori Britanez në Kosovë Z.Andy Sparkes iu drejtua pjesmarrësve dhe e komentoi rëndësinë e vendosjes të standardeve.

Pjesmarrësit në këtë ditë ishin përfaqësues të pushtetit lokal, shkollat shterërore dhe private që japin mësimin e gjuhëve të huaja dhe përfaqësues nga universitetet.

Të ftuar ishin edhe përfaqësues nga Univesiteti i Kembrixhit ESOL Examination të cilët u ftuan të bëjnë prezentim “Lidhja e Planprogrameve Shkollore me Kornizën e Përbashkët Evropiane të Referencës”. Ky prezantim nga Z.Bob Obee shqyrtoj disa qeshtje praktike nw vepritarinë në lidhje me dimensionet e planprogrameve apo syllabuseve, pershtatjen e planprogramit me njohurit ekzistuese të fituara gjatë procesit mësimorë , trajnimi i mëshimdhënësve dhe matja e arritshmërisë, gjithashtu ai pasqyroj edhe disa shembuj lidhje me Cambridge ESOL dhe ndihmën që u ka orfruar ky universitet me projekte të tilla ministrive në vende të ndryshme nëpër botë.

Reagim u kërkua nga të gjithë pjesmarrësit që ti shpalosin synimet e dëshirueshme lidhur me mësimin e gjuhëve dhe vlersimin në Kosovë, dhe rekomandimet e parashtruara nga pjesmarrësit ishin se vlersimi i gjuhëve duhet ndarë në dy faza: Synimi një vjeqarë dhe synimi pesë vjeqarë.

Arritjetë apo rezultatet e dëshirueshme janë që nxënësit të dalin në ciklin fillor të ulët në A2, Cikli fillor i lartë në B1(mosha 16 vjeq), cikli i mesëm në B2(mosha 18 vjeq). Gjatë 5 viteve synimi kryesorë është që ti kenë këto nivele dalëse: Fillorë dalës A2, i mesëm bazik (mosha 14 vjeq) B1, mesëm dalës (mosha 16vjeq) B2 dhe i larte dalës C1.

Ne fokus te ngjarjes ishte se si ti ndihmojnë mësimdhënësit që të arrijnë në një nivel të vetëdijës së metodologjisë së mësimdhënies e cila i orienton drejt implementimit të rekomandimeve të dhëna. TKT janë parë si një nismë e vlefshme dhe planet janë tashmë janë duke u zhvilluar për 150 mësimdhënës të cilë janë të interesuar për këto kurse dhe që synojnë të përfundojnë testin në fillim të vitit 2011.

AKK gjithashtu është e angazhuar që të zbatoj planin për akreditimin e shkollave per gjuhë të huaja dhe diskutimi ne këtë aspekt sillej rreth kërkesave minimale për mësimdhënësit.

Sugjerimi se Advanced C1 është përdorur si kualifikim minimal për mësimdhnësit deri ne B2 dhe TKT/CELTA/DELTA duken që do të formojnë një bazë solide për mësimdhënësit me kualifikime te ndryshme.

Z.Michael Carty nga Universiteti i Kembrixhit ESOL lavdëroj AKK-në për përkushtimin e tyre lidhur me vendosjen e standardeve dhe vlersimin e mësmit të gjuhëve të huaja dhe theksoj se Univesiteti i Kembrixhit është i privilegjuar që është pjesmarrës në një zhvillim të tillë në një vend ku ekziston një popullat sa e re aq edhe e motivuar dhe të vendosur drejt rrugës së suksesit

Ky lloj ushtrimi Vendosja e Standardeve e vendosë Kosovën përballë një zbatimi efektiv të politikave të mësimdhënies së gjuhevë të huaja dhe mund të sigurohet si pikë referimi për vendet tjera dhe rajon.