Është mbajt takimi i parë i Këshillit Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve në Kosovë

Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve në Kosovë (AKK) mbajti takimin e parë konstituiv, me këtë rast u fol edhe për rëndësinë e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, efektet e saja në sistemin arsimor të Kosovës dhe proceset integruese në tregun Evropian të punës, si dhe rolin e AKK-së në këtë proces. Kryetarë i këtij këshilli u zgjodh Dr. Avdulla Alija, drejtor i Departamentit të Arsimit të Lartë në MASHT.

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, njoftoi se procesi i emërimit të anëtarëve të këshillit drejtues i AKK ka kaluar përmes një vendimi në Qeverinë e Kosovës. Një gjë e tillë parashihet në Ligjin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK). Ky këshillë së bashku me AKK ka për detyrë të udhëheqë, monitoroi dhe mbështesë procesin e rregullimit dhe të akreditimit të arsimit joformal në Kosovë.

Kosova ka tashmë sistem arsimor ku çdo i ri ka mundësinë që nga procesi mësimor të merr kualifikime përkatëse për treg të punës dhe nga kjo prapë mund të kthehet në proces mësimor. Kjo Kornizë e Kualifikimeve rritë mobilitetin e të rinjëve tanë brenda përbrenda rajonit dhe në Evropë ku mundëson transferin e gradave dhe kualifikimeve të ndryshme dhe njohjen e të mësuarit paraprak dhe në të njëjtën kohë ofron sigurimin e cilësisë.

Në vazhdim, Ministri Hoxhaj tha se përmes AKK-së, do të ofrohen mundësi akreditimi çdo lloj ofertuesi, të programeve dhe kurseve të ndryshme profesionale trajnuese te cilat ofrojnë certifikatë apo diplomë.

Këto diploma apo certifikata profesionale do të pranohen kudo në Evropë meqë Korniza jonë e Kualifikimeve është e barabartë me atë Evropiane theksoi Ministri Hoxhaj dhe shtoi se atë që deri me tani e ka bërë Agjensioni për Akreditim të programeve që ofrojnë grada Universitare, AKK do të bëjë kreditim të programeve të cilat nuk janë Universitare por që janë po aq të rëndësishme për Kosovën tha në fund Ministri Hoxhaj.

Ndërkaq z. Melvin Asin (Komisioni Evropian) tha se themelimi i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve ka të bëjë me çuarjen Kosovës drejt rrugës Evropiane në mënyrë shumë të qartë. Përfundimi dhe implementimi i plotë i KKK do të fuqizoi konkurrencën e fuqisë punëtore në Kosovë.

Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë është e gatshme të kontribuojë në lehtësimin e plotë të këtij procesi duke siguruar se kjo kornizë është në linjë të plotë me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve.

Projekti KOSVET-V. është vetëm një prej iniciativave të KE në procesin e reformave në sistemin e arsimit që ka ndikim të veçantë në këtë sektor.

Duke u mbështetur nga përvoja evropiane, nga puna e projektit, të gjithë aktorët e përbashkët të përfshirë në AAP do të vazhdojnë punën drejt sigurimit të cilësisë dhe standardeve. Roli i Këshillit të AKK dhe roli i Këshillit për AAP është shumë i rëndësishëm në kë proces tha z Asin. Ai më tej tha se MASHT ka punuar me përkushtim në këtë përpjekje kaq sfiduese. Ky është një proces i ri për Kosovën dhe themelimi i Autoritetit përkatësisht Këshillit të AKK është vetëm një prej hapave të parë tha ndër tjera z. Melvin Asin.

Këshilli drejtues përbëhet pre 13 anëtarësh të aprovuar nga Qeveria e Kosovës të cilën e përbëjnë përfaqësues nga ministria për punë dhe Mirëqenie Sociale, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, një përfaqësues nga Ekonomia dhe Financa, një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, dy përfaqësues të Universiteteve, përfaqësues të OJQ-ve, të Arsimit dhe Aftësimit Profesional nga sektori privat si dhe dy përfaqësues të MASHT-it.

Teuta Danuza, drejtoreshë e AKK-së foli për kronologjinë e zhvillimit të procesit të KKK-së në Kosovë.