Punëtori: Sfidat e Arsimit të të rrituve në Kosovë

Punëtori : “Sfidat e Arsimit të të rrituve në Kosovë’’

Data: 11. 02. 2011

Vendi: Villa Gërmia, Prishtinë

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve së bashku me DVV Internaltional organizuan punëtorinë ‘’Sfidat e arsimit të të rriturve në Kosovë’’.

Objektivat e kësaj punëtorie ishin të paraqitet gjendja ekzistuese dhe sfidat e arsimit të të rriturve ne Kosovë, diversiteti i aktereve relevant të përfshirë ne arsimin e të rriturve ne Kosovë si dhe roli i Kornizës dhe i AKK-së në përmirësimin e arsimit të të rriturve ne Kosovë.

Si përfundim nga kjo punëtori dolën rekomandime në vijim:

-Sfidat e ofruesve publik për ofrimin e arsimit për të rritur janë të lidhura me kërkesat e zhvillimeve në tregun e punës dhe shoqërisë, infrastruktura e mangët (ose joekzistuese) ligjore, mungesë e mjeteve financiare (buxhet), mungesë e politikave ne nivel kombëtar për arsimin e të rriturve; mungesë e koordiminit të ofruese publik të arsimit të të rriturve;

- Avancimi dhe koordinimi i bartësve të arsimit për të rritur, ministrive dhe donatorëve duhet të bëhet përmes KAAP dhe AKK;

- Aktivitetet ose hapat konkrete të paraparë nga MASHT, MPMS, AKK për të përmirësuar përfshirjen e të rriturve në arsimin e Kosovës duhet të jenë tek rishikimi dhe unifikimi i infrastrukturës ligjore dhe strategjive, zhvillimi i partneritetit në mes institucioneve dhe ofertave trajnuese mbi bazën e kërkesave aktuale të tregut të punës (L/R);

- Njohja e njohurive paraprake dhe e kualifikimit si dhe integrimi i tyre në sistemin e AAP në Kosovë duhet të bëhet përmes krijimit/zhvillimit të udhëzuesit për Njohjen e Mësimit Paraprak, ngritjen e komisioneve vlerësuese duke përfshirë akterët relevant. Po ashtu edhe me zhvillimin e instrumenteve/mekanizmave për vlerësim, AKK-s, zhvillimin e standardeve profesionale dhe përshkrimin e profesioneve, zhvillimit dhe akreditimit të institucioneve (programeve) për vlerësim- akreditim, zhvillimit të procedurave për standarde profesionale dhe kualifikime, procedurave të cilësisë të bazuara në standardet ndërkombëtare.