Ftesë

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve fton të gjitha institucionet/ofruesit që të aplikojnë në procesin për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime profesionale.

Në këtë fazë mund të aplikojnë vetëm institucionet/ofruesit të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime për këto standarde të profesionit:

Nga sektori i ekonomisë

1. Menaxheri i ndërmarrjeve mikro dhe të vogla (Themelues i Biznesit);

Me këtë rast ftohen institucionet/ofruesit që të aplikojnë në këtë proces, brenda këtij afati kohor: 25/07/2014 deri 14/08/2014.

Me rastin e aplikimit, institucionet duhet të dorëzojnë në zyrën e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve këto dokumente:

1. Formularët e plotësuar për validim të kualifikimit.

2. Formularët e plotësuar për akreditim të institucionit/ofruesit.

3. Raportin e vetëvlerësimit.

4. Fletëpagesën e aplikimit, dhe

5. Dokumentet tjera shtesë të cilat kërkohen të bashkëngjiten sipas formularëve.

Për çdo informacion më të hollësishëm drejtohuni në zyrat e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve çdo dite prej orës: 10:00-14:00 ose klikoni ne adresën elektronike:

www.akk-ks.net