Ftesë
Në harmoni me Ligjin për Kualifikimet Kombëtare(Nr.03/L-060) dhe Udhëzimin administrativ për validimin dhe aprovimin e kualifikimeve kombëtare dhe akreditimin e institucioneve që ofrojnë kualifikime në Kosovë( Nr. 29/2014):
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve fton të gjitha institucionet/ofruesit që të aplikojnë në procesin për validim të kualifikimeve dhe akreditim të institucioneve të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë kualifikime profesionale.
Në këtë fazë mund të aplikojnë institucionet/ofruesit të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë këto kualifikime:
Nga sektori i sigurisë publike:
1. Zyrtar policor i ri;
2. Zyrtar korrektues;
3. Oficer doganor;
4. Zjarrfikës.
Gjithashtu në këtë fazë mund të aplikojnë institucionet/ofruesit të cilat ofrojnë, vlerësojnë dhe lëshojnë:
Nga sektori i gjuhëve:
1. Kurset e gjuhës angleze;
2. Kurset e gjuhës gjermane.
Me këtë rast ftohen institucionet/ofruesit që të aplikojnë në këtë proces, brenda këtij afati kohor: 28.10.2014 deri 04.11.2014.
Me rastin e aplikimit, institucionet duhet të dorëzojnë në zyrën e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve këto dokumente:
1. Formularët e plotësuar për validim të kualifikimit.
2. Formularët e plotësuar për akreditim të institucionit/ofruesit.
3. Raportin e vetëvlerësimit.
4. Fletëpagesën e aplikimit, dhe
5. Dokumentet tjera shtesë të cilat kërkohen të bashkëngjiten sipas formularëve.
Për çdo informacion më të hollësishëm drejtohuni në zyrat e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve çdo dite prej orës: 10:00-14:00 ose klikoni ne adresën elektronike: www.akk-ks.net