Korniza Evropiane e Kualifikimeve
KEK është një kornizë e përbashkët referuese evropiane, e cila i ndërlidh sistemet e kualifikimeve të shteteve të ndryshme evropiane dhe shërben si një mjet për t’i bërë kualifikimet më të lexueshme dhe më të kuptueshme nga vendet dhe sistemet e ndryshme evropiane. Ajo i ka dy qëllime kryesore, ta promovojë lëvizshmërinë e njerëzve ndërmjet shteteve të ndryshme dhe t’ju mundësojë të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Formalisht rekomandimi hyri në fuqi në prill të vitit 2008. Ai e cakton vitin 2010 si një datë të rekomanduar kur shtetet evropiane do t’i përshtatin sistemet e tyre kombëtare KEK-së, kurse vitin 2012 si datë kur shtetet do të sigurojnë se certifikatat e kualifikimeve individuale u referohen niveleve përkatëse të KEK-së.
KEK do t’i ndërlidhë sistemet kombëtare të kualifikimeve të shteteve të ndryshme dhe kornizat e tyre rreth një kornize të përbashkët evropiane – tetë niveleve të saj. Nivelet përfshijnë të gjitha shkallët e kualifikimeve, prej nivelit bazik (Niveli 1, p.sh. certifikata për përfundimin e arsimit të detyrueshëm) deri te niveli i avancuar (Niveli 8, p.sh. doktoratura).
Dokumente per shkarkim |
---|
EQF KEK 10 Vite |
EQF KEK Broshure |
Korniza Evropiane e Kualifikimeve |