Partnerët
Aleanca Kosovare e Bizneseve
Aleanca Kosovare e Bizneseve: është aleanca më e madhe e shoqatave afariste dhe bizneseve individuale në Kosovë E themeluar në vitin 2002, AKB ka bashkangjitur 28 shoqata afariste me mbi 9500 anëtarë.
Për më shumë informacione, ju lutem klikoni këtu:
http://www.akb-ks.org/index.html
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Prishtinës është themeluar me Ligjin mbi Themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës, më 18 nëntor 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte ngjarje historike për popullin e Kosovës, si edhe për mbarë kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970, u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe pikërisht kjo datë u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës.
Për më shumë informacione, ju lutem klikoni këtu:
www.uni-pr.edu
Oda Ekonomike e Kosovës
Oda Ekonomike e Kosovës është asociacioni me i fuqishëm i biznesit në Kosovë. Themeluar në vitin 1962 prej Parlamentit të Kosovës, OEK është përfaqësuesi i vetëm ligjor i interesave të komunitetit të biznesit. Oda Ekonomike e Kosovës është një organizate jo-profitabile, e pavarur dhe profesionale e cila lobon dhe punon me qëllimin kryesor të zhvillimit të ekonomisë se tregut, ndermarresise dhe rritjes se aftësive konkurruese të anëtareve të saj. OEK është e angazhuar te mbroj dhe përfaqësoj në mënyrën me te mire te mundshme interesat e anëtareve te saj, të këshillojë bizneset fillestare , te ju jap asistence profesionale anetareve te saj dhe ne veçanti te promovoje investimet dhe zhvillimin ekonomik te Kosovës.
Për më shumë informacione, ju lutem klikoni këtu :
Këshilli Britanik Kosovë
Për më shumë informacione, ju lutem klikoni këtu :
www.britishcouncil.org/kosovo.htm
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Që nga formimi i Qeverisë së Kosovës, në mars të vitit 2002, e deri më sot, Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, është angazhuar maksimalisht, për zbutjen e problemeve sociale, ofrimin e shërbimeve të nevojshme për të punësuarit në Kosovë, si dhe për krijimin e kushteve për punëkërkuesit, që të aftësohen në ato profile që i kërkon ekonomia e tregut.
Për më shumë informacione, ju lutem klikoni këtu :
http://www.ks-gov.net/mpms/Home.aspx
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë
Për më shumë informacione, ju lutem klikoni këtu :
http://www.masht-gov.net/advCms/#id=1
Agjencia e Akreditimit e Kosovës
Agjencia e Akreditimit e Kosovës është themeluar nga MASHT-i ne pajtim me Ligjin mbi Arsimin e Lartë (2003/14) ne Kosove, si Agjenci qe ushtron veprimtari te pavarur profesionale jofitimprurëse e cila ne Institucionet e Arsimit te Larte (IAL) në Kosove garanton cilësinë e punës arsimore dhe kërkimore shkencore.
AAK është Agjenci publike për vlerësimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat, e cila nëpërmjet të procesit të akreditimit përkrahë zhvillimin e cilësisë në këto institucione.
Për më shumë informacione, ju lutem klikoni këtu :
www.akreditimi-ks.org
Ministria e Ekonomisë dhe Financave
Për më shumë informacione, ju lutem klikoni këtu:
Dvv International
Dega në Kosovë
Për më shumë informacione, ju lutem klikoni këtu:
https://www.dvv-international.de/en/worldwide/europe/south-east-europe/kosovo/
EU KOSVET V
Zhvilllimi i Sigurimit të Cilësisë, Akreditimit dhe Zhvillimit i AKK & KKK në Kosovë- “EU Kosvet V” 2009/216-809
QËLLIMI I PROJEKTIT
Projekti në mënyrë specifike do të mbështesë zhvillimin e sistemit të sigurimit të cilësisë, kualifikimeve dhe akreditimit në Kosovë, sidomos në Arsim dhe Aftësim Profesional (‘AAP’). Do të mbështesë zhvillimin dhe ngritjen e kapacitetev të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve në Kosovë dhe implementimin e Kornizës Kombëtare të Kulifikimeve në përputhje dhe në linjë me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (‘KEK’).
SYNIMI I PËRGJITHSHËM
Të mbështetesë Qeverinë e Kosovës me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe efikasitetit të arsimit për mësim gjatë gjithë jetës dhe të perspektivës së punësimit.
DETYRA 1: Kualifikimeve
Azhurimi i politikës dhe kritereve për nivelizim dhe aranzhim të kualifikimeve sipas Kornizës së re të Kombëtare.
DETYRA 2:
Mbështesë Përfituesit në shqyrtimin, zhvillimin dhe vlerësimin e kualifikimeve të AAP-së.
DETYRA 3:
Analiza pune për zhvillim të standardeve të punës dhe elaborim të kualifikimeve.
DETYRA 4:
Elaborimi dhe testimi i kornizës së sigurimit të cilësisë për AAP.
DETYRA 5:
Ngritje të Vetëdijes, Komunikim dhe Shpërndarje të rezultateve të projektit.
TË TJERA:
Ngritja institucionale dhe e kapaciteteve për Institucionet Përfituese dhe Palët e rëndësishme.
REZULTATI 1:
Krijimi i materialit themelor dhe mjeteve operative që kanë të bëjnë me kornizën ligjore të kualifikimeve dhe sigurimin e cilësisë të AAP-së, Ligjin për Kualifikime Kombëtare dhe krijimin e efikasitetit në sigurimin e cilësisë në Kosovë dhe implementimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve
REZULTATI 2:
Të zhvillojë dhe implementojë kornizën ligjore dhe infrastrukturën për akreditimin e ofruesve të AAP-së, me standarde të përcaktuara kombëtare dhe me sistem të monitorimit dhe shqyrtimit të Kualifikimeve të AAP-së në linjë me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (‘KEK’)
REZULTATI 3:
Të krijojë dhe avancojë kualifikimet e VET-së, materialet e programit mësimor, manualet dhe udhëzimet mbi sigurimin e cilësisë.
REZULTATI 4:
Të përforcojë dhe zhvillojë kapacitetin teknik dhe administrativ të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, të insitiucioneve dhe partnerëve të tjerë relevant përfitues që janë pjesë e akreditimit dhe cilësisë.
REZULTATI 5:
Të ngrisë vetëdijen në mesin e publikut të gjerë sa i përket rolit dhe funksioneve të sistemit të sigurimit të cilësisë, AKK dhe KKK dhe përfshirjen në implementimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK)
Grupet e Synuara |
---|
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në terma të përgjithshëm është referuar si "përfitues kryesor". |
Për shkak të përfshirjes së përgjithshme të KKK, të gjithë sektorët e Ministrisë potencialisht kanë një interes në projekt, përfshirë Arsimin e Përgjithshëm dhe Arsimin e Lartë. Megjithatë, synimi specifik i sektorit të AAP-së në të gjitha Detyrat e projektit do të thotë se Sektori i AAP-së MASHT-it duhet të ketë rolin qendror në të gjitha aktivitetet e projektit.
Duhet theksur se Sektori për Nevoja të Veçanta të Arsimit duhet të vlerësohet si përfitues specifik i njërës nga aktivitetet në Detyrën 2.3.
Institucionet e tjera që kanë rolin kryesor në të gjitha Detyrat e projektit janë: |
---|
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK). |
Këshilli për Arsim dhe Aftësim Profesional (KAAP). |
Termat e përgjithshme përfshijnë përfituesit tjerë të projektit, si:
- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS);
- Institucionet e nivelit qendror me përgjegjësi dhe AAP përfshirë inspekoratet, dhe ata që janë përgjegjës për zhvilllimin e certifikimit apo kualifikimeve mbi sigurim të cilësisë përfshirë organizatat e punëdhënësve dhe asociacionet profesionale;
- Partnerët Shoqërorë- Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Bashkimi i i Sindikatave të Pavarura tëKosovës (BSPK);
- Mësuesit dhe studentët;
- Komunitetet lokale, përfshirë përfaqësuesit e minoriteteve dhe personat me aftësi të kufizuar, që janë përfitues të fundit të asistencës.
- Monitorimi i çështjeve/rezultateve kyqe
Tabela më poshtë paraqet çështjet kyqe. |
---|
Strategjia e shpërndarjes e zhvilluar dhe ngjarja e lançimit e mbajtur në dhjetor 2009 |
Plani I trajnimit në dispozicion për implementim |
Dokumentacioni i politikës dhe Plani Operativ i KKK-së |
Udhëzimet dhe Doracak Kombëtar |
Diskutimi publik mbi politikën dhe procedurat e KKK-së |
Udhëtim Studimor mbi AKK-në |
Korniza e Sigurimit të cilësisë për AAP-në e zhvilluar |
Metodologjia dhe Udhëzimet për Analizë Profesionale |
Kualifikimet prioritare të definuara |
Web faqja e lançuar e KKK-së |
Vizitë mbikqyrëse për Udhëheqësinë e KKK-së |
Uidhëtim Studimor sa i përket Akreditimit |
Standardet Profesionale të zhvilluara për kualifikimet bazë |
Kualifikimet prioritare të adaptuara për nevojat e studentëve me paaftësi në të mësuar |
Procedurat e elaboruara të politikës për akreditim/transfer të kredive |
Konferencë finale e shpërndarjes |
Principet kryesore për suksesin e projektit:
- Përgjegjësitë e ndara në mes të MASHT, AKK-së dhe palëve të tjera të rëndësishme
- Qasje e udhehequr nga kërkesa, përgjegjëse për nevojat e biznesit, tregut të punës dhe të gjitha pjesët tjera të shoqërisë;
- Ngritja e kuadrove
- Përfshirja
- Transparenca dhe fleksibiliteti, me qëllim të promovimit të lëvizjes, adaptimit dhe ndërmarrësisë në gjithë tregun e punës;
- Tërësia
- Platformë për inovacion afat gjatë
- Cilësia për të ngritur standardet dhe përmbushur sfidat e konkurrencës ndërkombëtare
- Njohja ndërkombëtare duke u bazuar në praktikat më të mira Evropiane dhe sigurimin e përputhshmërisë me BE-në
- Ngritja e vëmendjes në të gjitha komponentet e çështjeve të ndërlidhura, veçanëisht përkitazi me përfshirjen shoqërore, gjininë dhe interesat e grupeve të cenueshme të shoqërisë.
Strategjia
- Ndërtimi i besimit
- Promovimi i së drejtës maksimale të përfitimit mbi projektin
- Inkurajimi i dialogut të shëndetshëm në mes të palëve të rëndësishme
- Puna me ekipet e përziera të BE-së dhe ekspertët rajonal/nacional
- Sigurimi i vazhdimësisë dhe qëndrueshmërisë afat gjate
- Projekt menaxhment efikas
- Sigurimi i cilësisë në dhënien e projektit
- Dedikimi në rendin e ditës së të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe progresi në drejtim të integrimit të mëtejmë në BE
Faza e fillimit
- Nominimi i koordinatorit të MASHT-it
- Azhurim mbi statusin dhe planin e ndërtimit institucional të AKK-së dhe KAAP
- Themelimi i grupeve punuese për AKK dhe KAAP:Shqyrtim i nën komiteteve dhe lejimi i ndryshimeve nëse është e nevojshme
- Shqyrtimi i Grupit Strategjik të Sigurimit e Cilësisë mbi baza të punës të kryera në KOSVET II dhe themelimi i Grupit Strategjik SC
- Definimi i termave të përgjithshëm për të gjitha grupet punuese të përfshira
- Miratimi mbi të kuptuarit e përbashkët të definimit të kualifikimeve ‘themelore” për Detyrën 2.2
- Plani për ngritjen e kuadrove dhe dhe nevojat e trajnimit të definuara për aktivitetet lidhur me ngritjen institucional edhe të kuadrove
- Krijimi i zyres
- Ekipi
EU KOSVET V
Data e fillimit: 01 shtator 2009
Data e përfundimit: 21 dhjetor 2011